Shqipëri, futbolli i femrave, një sfidë ndaj paragjykimeve

Në Shqipëri mbi 2 mijë vajza ja kanë dalë të sfidojnë mentalitetin dhe paragjykimin, se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe sot janë të angazhuara në 122 ekipe në gjithë vendin. Që prej ditës kur në Shkodër lindi futbolli i femrave, rreth dy dekada më parë, mjaft prej tyre kanë hasur pengesa, në përpjekje për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë futbolliste. Ekipi i Vllazinsë dhe ai kombëtar i futbollit për ferma, kanë shënuar disa suksese në aktivitetet sportive ndërkombëtare ndërsa drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit thonë për Zërin e Amerikës se synojnë rritjen e profesionalizmit dhe masivizimit të futbollit për femra në vend. Në Shqipëri 17 vite më pare, disa vajza shkodrane sfiduan mentalitetin paragjykues se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe për herë të parë të parë në historinë e futbollit shqiptar, formuan ekipin e futbollit të femrave, “Juban Danja”. Më pas njëri pas tjetrit u formuan disa ekipe në qytete të ndryshme të vendit, për të mbërritur deri sot, kur në...