Posts

Showing posts from May, 2024

Shqipëri, futbolli i femrave, një sfidë ndaj paragjykimeve

Image
Në Shqipëri mbi 2 mijë vajza ja kanë dalë të sfidojnë mentalitetin dhe paragjykimin, se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe sot janë të angazhuara në 122 ekipe në gjithë vendin. Që prej ditës kur në Shkodër lindi futbolli i femrave, rreth dy dekada më parë, mjaft prej tyre kanë hasur pengesa, në përpjekje për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë futbolliste. Ekipi i Vllazinsë dhe ai kombëtar i futbollit për ferma, kanë shënuar disa suksese në aktivitetet sportive ndërkombëtare ndërsa drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit thonë për Zërin e Amerikës se synojnë rritjen e profesionalizmit dhe masivizimit të futbollit për femra në vend. Në Shqipëri 17 vite më pare, disa vajza shkodrane sfiduan mentalitetin paragjykues se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe për herë të parë të parë në historinë e futbollit shqiptar, formuan ekipin e futbollit të femrave, “Juban Danja”. Më pas njëri pas tjetrit u formuan disa ekipe në qytete të ndryshme të vendit, për të mbërritur deri sot, kur në...

Adoleshentët shqiptarë dhe sporti i harruar prej tyre

Image
  Nga Viron BEZHANI  Rinia dhe sporti sot gjithnjë e më shumë vihen në vëmendje të shoqërisë shqiptare, si një binom që nuk bën dot pa njëri-tjetrin. Stili i jetës së adoleshentëve shqiptarë sot ka ndryshuar shumë, ndërkohë që flasim për një moshë delikate dhe ku hidhen hapat e para të së ardhmes. Por sot në Shqipëri vihet re se kjo adoleshencë kalon më shumë kohë ulur në kompjuter dhe duke parë televizor se sa duke u praktikuar me sport. Rreth 70% e të rinjve shqiptarë kalojnë nga 10 deri në 11 orë duke qëndruar ulur në një kolltuk në shtëpi apo në një karrige lokali, ndërkohë që vetëm 30% arrin të merret me sport edhe kjo më së shumti në mënyrë jo të përhershme, por sporadike. Madje ka nga ata të rinj që me sport merren dhe kujtohen ta praktikojnë atë vetëm në orët e detyrueshme të fiskulturës në shkolla dhe jo ta shohin atë si një aktivitet normal fizik. Pak, madje shumë pak djem e vajza merren me sport, duke menduar se në këtë moshë të jetës të rinjtë dhe të rejat duhet të...

Pse sporti është i mirë për shëndetin tuaj

Image
  Pavarësisht nëse bëhet fjalë për futboll, tenis, shah apo poker të gjithë e dinë se sportet i bëjnë individët të ndihen më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Njerëzit që merren me sport përfitojnë fizikisht dhe mendërisht, ndërkohë që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla si diabeti, osteoporoza, ankthi dhe obeziteti, njofton  Panacea . Aktivitetet sportive ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj në formë. Në varësi të sportit që preferoni, ju mund të zhvilloni dhe mbani kocka dhe muskuj të fortë dhe të humbni peshë. Angazhimi në aktivitete si noti do t’ju ndihmojë të tonifikoni muskujt tuaj. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se njerëzit që fillojnë të merren me sport në moshë të re janë në rrezik më të ulët nga obeziteti. Në të njëjtën kohë, ata gëzojnë përmirësim të gjendjes së përgjithshme të trupit dhe zhvillim të shëndetshëm fizik. Përmirëson humorin tuaj Aktiviteti fizik gjithashtu ndikon shumë në përmirësimin e disponimit tuaj të përgjithshëm. Ju mund ta bëni këtë thjesh...

Sporti i së shkuarës dhe i ditëve të sotme, ja si ka evoluar futbolli

Image
  Jeta ndryshon dhe evoluon me kohën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me futbollin, një nga sportet më popullor në botë. Futbolli i së kaluarës, me këtë të sotmin, kanë një diferencë pothuajse si nata me ditën. Shumë sportdashës vlerësojnë kohën moderne, por ka shumë nostalgjikë që nuk e tradhtojnë epokën e Maradonës, Gerd Mylerit, Bekenbauerit, Valderramës, Platinisë apo Krujfit. Me të mirat dhe të këqijat e veta, futbolli i sotëm me siguri është më favorshëm dhe atraktiv falë mjeteve financiare dhe teknologjisë së avancuar.  Por, nëse modernizimi ka përparuar parametrat e futbollit, e kaluara ka pasur një nga avantazhet më të mëdha: S’kishte kompani bastesh, pra mungonte bixhozi dhe trukimet. Futbolli modern është kapur nga oligarkët e naftës, drogës, apo edhe nga sponsorët gjigantë mes tyre dhe kompani bastesh. Ronaldo Në vija të përgjithshme dominon e mira dhe futbollistët gëzojnë mirëqenie të jashtëzakonshme në vendet e zhvilluara. Bota e futbollit aktual ka nxjerrë yje...

Cfarë eshtë sporti

Image
  Sporti  është veprimtari njerëzore qëllimi i së cilës është argëtimi dhe zhvillimi apo krahasimi i aftësive psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme. Sporti si aktivitet që përfshin aftësitë fizikë e mendore të njeriut, me qellim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për ti përdorur më pas në një mënyre më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjencës së njeriut. Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, ishte vetëm një mënyre shumë e dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën. Parahistoria Gjatë shekullit të XIX nga shumë kërkime të kryera në  Francë ,  Afrikë  dhe  Australi , është arritur në përfundim se në tempujt parahistorike, zhvilloheshin ceremoni dhe rituale të cilat përfshinin aktivitet fizik nga ana e pjesëmarrësve. Disa nga kët...